Rashford: Ibrahimoviç ka qenë thelbësor për ne

Futbollisti i Manchester Utd, Marcus Rashford, ka lëvdate për bashkëlojtarin e tij, Zlatan Ibrahimoviçin, për ndikimin e madh që ky i fundit ka në dhomat e zhveshjes. “Në fakt, kjo padiskutim që është gjëja kryesore: ai na ndikim të mirë në dhomat e zhveshjes. Nganjëherë, nëse jemi keq, ai mund të na ngrejë kryet dhe, kur jemi mirë, na mban edhe më gjatë. Duke marrë parasysh se çfarë ka bërë deri tani, duhet thënë se ai ka qenë thelbësor për ne”, ka thënë sulmuesi Rashford. Sulmuesi suedez këtë sezon ka shënuar 15 gola në Premier League dhe është prej më të merituarve që skuadra e tij renditet në vend të gjashtë me 45 pikë të mbledhura.

Be the first to comment

Leave a Reply