Si të shpëtohet pas thyerjes së akullit dhe rënies në ujë (Video)

Është mirë që të mos praktikohet ecja mbi akull për shkak të rrezikut të fundosjes.

Por nëse ndodh kjo dhe tjetra që të thyhet akulli dhe të bini në ujë të ftohtë, atëherë janë parashikuar mënyrat se si mund të shpëtoni.

Fillimisht duhet provuar për të nxjerrë kokën mbi ujë dhe për një moment të mund ta kontrolloni frymëmarrjen.

Mbani mend, mos tentoni që të largoni rrobat, ato nuk do të peshojnë shumë dhe për pak kohë nëpër xhepa mund të ketë pak ajër, që mund të ju mbajë mbi sipërfaqe.

Kjo sipas Departamentit të Burimeve Natyrore të Minnesota.

Hapi tjetër që duhet ndërmarr është të ktheni kokën nga pjesa që keni ardhur deri aty, sepse e keni të sigurt se akulli është më i fortë.

Kapuni për akulli me të dyja duart, nëse keni diçka të fort përdoreni, dhe filloni që t’i lëvizni këmbët që të ktheheni horizontalisht. Qëndroni për pak ashtu në mënyrë që të zbrazet uji nga rrobat tuaja.

Në këtë pozicion dilni nga akulli dhe filloni të rrotulloheni në drejtim të bregut. Pasi të keni dalë këshillohet që të shkoni menjëherë në ndonjë vend të ngrohtë.

Në këso raste keni dhjetë minuta kohë, nëse qëndroni në ujë të ftohtë – që muskujt e trupit tuaj të mos funksionojnë nga ngrirja dhe një orë për ta humbur vetëdijen.

Por nëse nuk mund të dilni tërësisht, afrohuni për akulli sepse palltoja juaj mund të ngjitet për sipërfaqe dhe të ju mbajë juve mbi ujë para se të mbeteni pa vetëdije.

E mënyra më e mirë për të mbijetuar, është, të qëndroni larg akullit që nuk është i sigurt.

Shikojeni në videon gjithë demonstrimin:

Be the first to comment

Leave a Reply