Zyrtare:Mbrojtësi i Kosovës transferohet në Holandë (Foto)

Lum Rexhepi është transferuar te skuadra holandeze Go Ahead Eagles.

Skuadra holandeze, Go Ahead Eagles ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Lum Rexhepi.

Kosovari ka nënshkruar kontratë një vjet e gjysmë me skuadrën holandeze, pasi u transferua nga skuadra e Inter Turku.

“Go Ahead Eagles ka nënshkruar me përfaqësuesin e Kosovës, Lum Rexhepi. Mbrojtësi 24 vjecar ka nënshkruar kontratë një vjet e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër”, thuhet në njoftimin zyrtar të Go Ahead Eagles.

Në anën tjetër Rexhepi ka thënë se është shumë i lumtur për këtë transferim dhe do të jap maksimumin në çdo ndeshje.

 

Be the first to comment

Leave a Reply