Kamarierit i bien gotat nga dora, Putinit as që i “lëviz qerpiku” (Video)

Në një ceremoni ku ndaheshin çmime, dëgjohet një zhurmë, e cila thuhet se ishte nga rënia e një tabaku të gotave.

Por fakti pse është publikuar videoja, përcjell Telegrafi, nuk është rënia e gotave (me gjasë nga duart e ndonjë kamerieri), por reagimi i presidentit rus, Vladimir Putin, në atë moment.

Siç edhe mund të vërehet edhe në video, në atë moment, e presidentit rus as që i lëvizi qerpiku.

“Një reagim i pabesueshëm i Putinit kur tabakaja me gota bie në tokë dhe shkakton zhurmë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkencëtarët e rinj”, ka shkruar gazetari Dmitry Smirnov, në llogarinë e tij në Twitter.

Të mërkurën, lideri rus ndau çmimet për shkencëtarët e rinj për kontributin e tyre në shkencë dhe inovacionin. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply