Daciq: Haradinaj po na kërcënon me luftë para syve të Evropës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, nuk ka preferuar të komentojë kërkesën e liderit të AAK’së Ramush Haradinajt, që edhe Kosova të lëshojë fletarreste për të dhe kryeministrin aktual serb Aleksandar Vucic.

I pyetur nga mediat serbe për deklaratën e Haradinajt, se edhe Kosova duhet të lëshojë fletarreste për Dacic’in si ish bashkëpunëtor i ngusht i Milosevicit dhe Vucic’in si ish bashkëpunëtor i Sesejlit, Dacic ka thënë se është e panevojshme të komentohen ato deklarata absurde, përcjell gazetametro.net.

Dacic, ka vazhduar me retorikën e njejtë, duke thënë se ai pret që drejtësia franceze më 2 mars të marrë vendim që Haradinaj të ekstradohet në Serbi për t’u gjykuar, sipas tij për krimet e kryera gjatë viteve 98-99.

“Ne jemi duke pritur për ekstradimin e Haradinajt. Kjo është edhe një test i ri për Evropën dhe për sistemin e drejtësisë të Francës. Për shkak se, deri më tani, asnjë nga terroristët shqiptarë nuk ka marrë dënim nga gjykata e Hagës, dhe shumë dëshmitarë kundër tyre janë zhdukur”, ka thënë Dacic për Sputnikun rus, si përgjigje për kërkesën e Haradinajt për fletarrest ndaj tij dhe Vucic’it.

Ministri i Jashtëm serb, gjithashtu ka shtuar se deklaratat e Haradinajt janë të rrezikshme, “pasi ai ka kërcënuar Serbinë, se do ta pësojë sikurse në vitin 1999”.

“Pra Haradinaj hapur po na kërcënon me luftë para syve të të gjithë Europës”, ka thënë Daciq.

Be the first to comment

Leave a Reply