Krimet e Assadit ndaj popullit të vet: Tortura e vrasje masive (Foto shumë të rënda)

Madje, në titull, Daily Mail krimin e ka përshkruar si “Holokausti i Assadit në Shekullin 21”, shkruan Periskopi.

Për çdo ditë, trupat dërgoheshin në spital, tejet të dëmtuar gjatë muajve që shënuan ngjarjet më të tmerrshme që mund të imagjinohen. Trupat, sipas mediumit, ishin vyshkur si pasojë e dehidrimit e urisë, me brinjë të nxjerr nga vendi e gjymtyrë të ngjashëm me shkopinjtë e thatë.

Shumica e trupave ishin mbuluar nga mavijosjet si pasojë e torturave dhe të tjerë të shenjëzuar nga goditjet me thika, apo me djegie nga acidi, rryma ose cigaret.

Një prej këtyre trupave nuk e kishte një sy, të cilit me gjasë ia kishin nxjerr pas rrahjeve brutale. Një trup tjetër nuk kishte kokë, e një tjetër kishte djegie të tmerrshme acidi në shpinë.

Këto janë viktimat nga kasaphanet siriane: burgjet që udhëhiqen nga presidenti Bashar al Assad, të dizajnuar për të terrorizuar popullin sirian dhe për të nënshtruar ata, përpara se të tentojnë ndonjë revoltë.

 

Dhe, imagjinojeni, mjekët në tre spitale të Damaskut u detyruan që ta mbulojnë krimin, duke nënshkruar certifikata ku thuhet se viktimat gjetën vdekjen nga gjendje të ndryshme shëndetësore, siç janë sulmet kardiake apo vështirësitë në frymëmarrje.

“Ishte skenë tmerri. As nuk kishim kohë të verifikojmë që të gjithë janë të vdekur. Jam dëshmitar i shumë ngjarjeve të tmerrshme”, ka thënë mjeku sirian, Nemmer Hassan, shkruan Periskopi.

Pasi torturoheshin e vriteshin, kufomat hudheshin në varre masive, jo shumë larg spitaleve. Varroseshin pa njoftuar asnjë familjar të tyre, duke evituar mundësinë e lënies së gjurmëve të një krimi monstruoz si ky.

Deri këtu shkon banaliteti i një regjimi kriminal: një organizim industrial i torturës e vrasjes, i mbështetur nga një burokraci e ftohtë për të fshehur krimet më antinjerëzore të këtij shekulli. /Periskopi/

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply