Eliminohet Shqiponja nga gara evropiane (Video)

Hendbollistet e klubit Shqiponja janë eliminuar nga gara evropiane Challenge Cup, duke pësuar disfatë të thellë edhe në ndeshjen e kthimit në Gjakovë nga ekipi çek Sokol Poruba.

46:22 fituan çeket në ndeshjen e dytë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ndërsa Shqiponja eliminohet në të tetën e finales, me rezultat të përgjithshëm 97-40, raporton Sporti Total i KTV-së.

Ekipi nga Çekia shënoi fitore të lehtë duke mos iu rrezikuar për asnjë moment fitorja në këtë takim.

Pas ndeshjes trajneri i Shqiponjës, Artan Nimani, tha se ekipi i Sokol Poruba, ishte dukshëm më i mirë se ekipi i tij.

Trajneri i mysafirëve, Peter Olsavsky, tha se ishte fitore e lehtë edhe ndeshja e dytë.

Lojtarja më e dalluar te gjakovaret ishte Bellma Beba me pesë gola të shënuar, përderisa te çeket Maria Ravjovja me 12 gola.

Be the first to comment

Leave a Reply