700 mijë eurot që ndryshuan karrierën e Hysajt

Vera e vitit 2015 ishte ajo që ndryshoi rrënjësisht karrierën e Elseid Hysajt.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u transferua nga Empoli te Napoli dhe që nga ai moment u kthye nga një lojtar premtues, në një prej mbrojtësve më të vlerësuar në Evropë, siç e tregon edhe klauzola prej 50 milionë eurosh që i është vënë në kontratë.

Ai transferim i mundëson sot që të luajë në Ligën e Kampioneve, në një prej tempujve të futbollit evropian Santiago Bernabeu, ndërsa përballë do të ketë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Por gjërat mund të kishin qenë shumë ndryshe, siç ka zbuluar presidenti i Empolit, Fabrizio Korsi, shkruan Panorama Sport.

Kur Hysaj vendosi të largohej nga Empoli, nuk ishte vetëm Napoli që e kërkonte, pasi Lazio e monitoronte prej kohësh dhe kishte kontaktuar vazhdimisht klubin.

Edhe Hysaj dukej se do të përfundonte te Lazio, por pengesën ishin 700 mijë euro.

“Lazio e dëshironte lojtarin. Na ofroi 1,8 milionë euro dhe ne do ua shisnim nëse oferta mbërrinte në 2.5 milionë euro. Por u shfaq Napoli me 5 milionë dhe e transferoi|, tregoi presidenti Korsi.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply