Trëndafili i kuq lulja më e dhuruara për Shën Valentin

rëndafil i kuq është lulja më e dhuruar për Shën Valentin. Këtë e ka bërë të ditur Liridon Maqedonci nga Lulishtja “Red Flower” , si mysafir i mëngjesit në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Maqedonci ka folur për temën “Lulet që duhet dhuruar për Shën Valentin”.
“Trëndafili, sidomos ngjyra e kuqe, është më e kërkuar. Ngjyra e kuqe e simbolizon dashurinë. Por ngjyrat edhe kombinohen. Varet nga kërkesa edhe nga shija. Përmes lules shprehë respekt edhe për personin që ia dhuron, por edhe veten.  Ne gjithmonë edhe propozojmë për klientët dhe ata ndahen të kënaqur. Përveç luleve ka edhe dhurata të tjera që duan t’ia bashkangjitin, ndonjë çokolladë, ndonjë verë…”, ka thënë ai. “Qytetarët duhet të vetëdijësohen që të përdorin edhe ngjyret e tjera, sepse çfarëdo lule që e dhuron shprehë dashurinë. Për shembull ngjyra e bardhë simbolizon dashurinë miqësore”.

Ai ka treguar që meshkujt janë ata që dhurojnë lule më shumë.

Be the first to comment

Leave a Reply