Interi kërkon yllin e ri të Sampdorias (Foto)

Interi ka shfaqur interesim për sulmuesin e ri të Sampdorias, Patrik Schick.

Drejtuesit e Interit kanë nisur t’i bëjnë planet për sezonin e ri. Kështu, Nerazzurrët janë duke e vegjuar sulmuesin e ri të Sampdorias, Patrik Schick.

Sipas Calciomercatos, drejtuesit e ekipit nga San Siro do ta vëzhgojnë 21 vjeçarin, derisa në fund të sezonit mund të bëjnë një ofertë për të. Por, lojtari thotë se është i lumtur në Sampdoria.

„Unë jam i lumtur që kam zgjuar vëmendjen e klubeve të mëdha. Por, për momentin jam duke menduar vetëm për Sampdoria. Përveç kësaj, unë jam i lumtur këtu”, ka deklaruar çeku.

Schick ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar gjashtë gola në Serie A dhe dy në Kupën e Italisë.

Reprezentuesi i Republikës Çeke është transferuar te Sampdoria verën e kaluar nga Sparta Prague.

(Kosova Sot)

 

Be the first to comment

Leave a Reply