Rama: 17 shkurti, ditë e bekuar edhe për serbët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar nëntëvjetorin e pavarësisë së Kosovës duke thënë se kjo ditë nuk është e bekuar vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët e Kosovës.

Rama ka uruar edhe lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari, kur u ndal në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Kryeministri shqiptar sot mori pjesë në mbledhjen solemne të Kuvendit kushtuar 9-vjetorit të Pavarësisë dhe pas mbledhjes për gazetarët ka thënë se është i nderuar që është në Prishtinë për nder të kësaj dite, por shton se pa praninë e Haradinajt kjo ditë ka mungesë.

“Gëzuar të gjithëve këtë ditë. Përvjetor më një peshe të jashtëzakonshme sepse ende janë të freskëta ditët e vështira. Uroj kthimin sa më të shpejtë në shtëpi të Ramush Haradinajt. 17 shkurti duhet të konsiderohet ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët sepse dita ditës Kosova po tregon shembull rrezatues të bashkëjetesës. Është gjithmonë kënaqësi e veçante të jem në Prishtinë dhe është nder të jem në ceremoninë e ditës më të rëndësishme të Kosovës”, ka thënë Rama, raporton Koha.net.

Be the first to comment

Leave a Reply