Teuta Krasniqi pafund e lumtur me familjen e saj, Adonisi dhe vajzat i japin buzëqeshjen (Foto)

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

Ajo ua ka fituar zemrën publikut përmes roleve të veçanta që ka luajtur nëpër film dhe kryesisht në seriale vendore, ndërsa për shikuesit ajo do të mbahet gjithmonë në mënd si ‘Saranda’ e serialit komik “Kafeneja Jonë”.

Ndërkohë përveç suksesit në karrierë, Teuta ka edhe një jetë shumë të lumtur familjare.

Këtë gjë e dëshmojnë fotografitë e vazhdueshme në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet gjithnjë e buzëqeshur pranë vajzave dhe bashkëshortit të saj, Adonisit.

Së fundmi, aktorja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka treguar se ka kaluar një ditë shumë të veçantë sot nën shoqërinë e më të dashurve të saj.

Një shëtitje në parkun e Gërmisë, duke shijuar rrezet e diellit dhe ajrin e pastër, ishin zgjedhja e familjes Morina për ta shijuar të enjten e kësaj jave.

“Kur mesin e javës e shndërrojmë në vikend”, shkruan Teuta në mbishkrimin e një kolazhi të mrekullueshëm me fotografi të familjes së saj. /Telegrafi/

Teuta Krasniqi ndan çaste të mrekullueshme me familje. Foto nga Instagram Story.

Be the first to comment

Leave a Reply