Qeni del në rrugë, dy motoristë shpëtojnë për sekonda nga ndeshja me kamionin (Video)

Një grup i motoristëve kanë qenë me fat që kanë shpëtuar, në Uiskonsin, pasi që një qen vrapoi në rrugë dhe shkaktoi reagim shumë të rrezikshëm të udhëtarëve.

Incidenti ndodhi në Omro, dhe u kap me kamerën e helmetës së njërit nga motoristët.

Në pamjet e kapura, qeni vrapoi në rrugë dhe  u godit nga një motorist, pas të cilit ishte një tjetër  bashkë me personin që po xhironte.

Ishte çështje sekondi si kishte shpëtuar personi tjetër, përballë të të cilit po vinte kamioni.

Fatmirësisht, ai arriti që të largohet nga motori i tij dhe në këtë mënyrë shpëtoi.

Shikoni videon më poshtë për më shumë. /Lajmi.net/

Be the first to comment

Leave a Reply