Dua shkëlqen në të zeza në Brit Awards

Mbrëmja e të mërkurës ka mbledhur yje të shumtë në Londër, në njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit në kalendarin muzikor, Brit Awards.

Përpos këngëtares shqiptare, Rita Ora, e pranishme në këtë event është edhe këngëtarja Dua Lipa, shkruan Bota sot.

Këngëtarja e disa hiteve e cila po shijon çdo ditë e më shumë suksesin ndërkombëtar, është shfaqur në rroba të zeza në tapetin e kuq.

Me pamje në ekstravagante se në herët e tjera, Dua shkëlqeu duke treguar bukurinë e saj të mahnitshme./BS/

Image

Be the first to comment

Leave a Reply