Mediat kroate: Takimi Veseli-Trump, edhe një ‘shuplakë’ për Serbinë

Zhvillimet e fundit e kanë zhgënjyer publikun në Serbi, që priste me shpresë të madhe ndryshimin e qasjes amerikane ndaj Kosovës, me ardhjen e presidentit Donald Trump.

Një zhgënjim të tillë e ka rritur edhe më shumë fotografia dhe takimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me presidentin Trump.

Përveç mediave serbe të cilat sot gjatë gjithë ditës ua kanë kujtuar liderëve serbë se Amerika është e njëjta kur bëhet fjalë për Kosovën, kanë qenë edhe mediat kroate që janë marrë me këtë fotografi.

“Për shkak të kësaj fotografia mediat shkruajnë edhe për një shuplakë të Trumpit ndaj Serbisë”, është titulli i gazetës kroate “Vecernji”.

“Kosova është e bekuar pasi që e ka mbështetjen e SHBA-ve. Kam marrë konfirmimin që SHBA-të do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën”, citon “Vecernji” deklaratën e Veselit.

Po ashtu kjo gazetë shkruan edhe për urimin që Trumpi i ka bërë Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.

“Blici serb (gazeta) në tekstin për takimin me titullin ‘edhe një shuplakë Serbisë’, tregon se edhe administrata e re amerikane mbështetë pavarësinë e Kosovës të cilën Serbia e lufton”, shkruan tutje gazeta kroate.

„Bota Sot“

Be the first to comment

Leave a Reply