„Rekordi i transferimit të Pogbas do të thyhet shumë shpejt“

sh-portier i Kombëtares së Gjermanisë dhe Bayern Munich, Oliver Khan, beson se rekordi i shitjes së Paul Pogbas nga Juventus te Manchester United, do të thyhet shumë shpejt.

Khan beson se është çështje kohe para se rekordi prej 105 milionë euro i transferimit të Pogbas të thyhet.

“Shuma të mëdha parash do të shpenzohen në luftë për të blerë lojtarët më të mirë,” ka thënë Khan për revistën gjermane “Socrates”.

“Mendoj se caku prej 150 milionë euro do të thyhet shumë shpejt,” ka shtuar ai.

Po ashtu, Khan mendon se Bayern Munich do ta ketë të vështirë që të mbajë hapin me rivalët e La Ligës dhe Premier Ligës nëse shumat e transferimeve të lojtarëve vazhdojnë të rriten.

Be the first to comment

Leave a Reply