Sulm në Siri, 40 të vdekur nga shpërthimi me bombë

Së paku 40 veta kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë në një fshat pranë qytetit Al Bab të Sirisë.

Burimet lokale dhe Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut thanë se shpërthimi në një postbllok ushtarak në fshatin Sousian ka lënë të vrarë rreth 35 civilë dhe rreth pesë luftëtarë të opozitë siriane, transmeton REL.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por, një ditë më parë, luftëtarët e opozitës, të mbështetur nga Turqia, kanë thënë se kanë rimarrë kontrollin e Al Babit nga grupi militant Shteti Islamik.

Fshati Sousian ndodhet rreth 8 kilometra në veriperëndim të Al Babit.

Be the first to comment

Leave a Reply