Pesë të dyshuar për tragjedinë e Kolovicës

5 persona janë të dyshuar për tragjedin e Kolovicës në të cilën humbën jetën dy fëmijët e familjes Mramori.

Në Prokurorinë Themelorë në Prishtinë tashmë është ngritur kallëzim penal, kundër pesë personave për dyshimin se kanë kryer vepër penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, për rastin në fjalë.

Raporti i policisë që i është dhënë familjes Marmori thekson se për rastin është dorëzuar edhe një kallëzim shtesë.

Babi i dy fëmijëve Muhamed Mramori për Tribuna Channel ka thënë se ende nuk kanë marr kërkesë për trajtimin e rastin nga ana e Prokurorisë së Shtetit. Duke bërë apel që kjo çështje mos të politizohet.

Be the first to comment

Leave a Reply