Deklaratat e kryeministrit për papunësinë, fushatë elektorale

27.5% është shkalla e papunësisë në Kosovë, ku numrin më të madh të të papunëve e përbëjnë femrat me 32. 3%, ndërsa meshkujt me 26.0%.

Kështu flasin të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës për tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Pavarësisht këtyre shifrave, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është i bindur se papunësia është më e ulët se sa që figuron.

E, deklarata e Mustafës, nga opozita po cilësohet si fushatë elektorale dhe nuk përkon fare me realitetin.

Bali Muharremi, anëtar i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa nga AAK-ja, thotë se nuk është realizuar asnjë premtim i fushatës parazgjedhore për krijimin e vendeve të reja të punës.

Në mbrojtje të Mustafës ka dalë Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik nga LDK-ja.

Be the first to comment

Leave a Reply