Nga “obeze” kthehet në një bishë superseksi. Kjo femër do t’ju lërë pa fjalë (Foto)

E quajnë Angela Crickmore, është 36-vjeçe dhe në këtë moment të jetës së saj ka arritur të ketë një numër të madh fansash, adhuruesish në rrjetet sociale si dhe është bërë frymëzim për mjaft të rinj e të reja.

Kjo për shkak se Angela ka arritur të humbë më shumë se gjysmën e peshës së saj trupore dhe të shndërrohet në një bukuroshe me muskuj, të lakmuar nga një pjesë e madhe e meshkujve.

Trupi i saj nisi të fryhej dhe të deformohej në moshën 14-vjeçare.

Erdhi një moment që u shndërrua në një femër obeze dhe që vendosi ti japë fund një herë e mirë kileve të tepërta. Ajo kishte parë mjaft njerëz që ia kishin dalë dhe tha e vendosur: “Nëse ata mund ta bëjnë, pse unë jo”? Braziliania, e cila tani jeton në Londër poston herë pas here fotografi të ndryshimeve të mëdha që ka pësuar trupi i saj.

Angela nuk turpërohet nga ajo që ka qenë dhe mundohet të jetë burim frymëzimi për të gjithë ata të rinj e të reja që janë mbi peshë. “Kisha shumë dyshime nëse do të humbisja peshë nëse nuk do të haja më si më parë, ndaj më duhej që patjetër të bëja ushtrime. Nisa të konsultohem me një dietologe, të haja avokado, arra, patate të ëmbla etj. Më pas ushtrimet çdo ditë në palestër arritën të jepnin rezultat”, – tha vajza.
Bota Sot!

Image

Be the first to comment

Leave a Reply