Shaip Muja u del në përkrahje punëtorëve të Postës

Shoqata e Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Shoqata Sindikale “Postieri” kanë nisur protestat para Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë mbahet për të kërkuar anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, i cili sipas tyre me ndihmën e 2 nga gjithsejtë 5 anëtarë të këtij komisioni ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm, që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje, për interesa të 3-4 kompanive private.

Po ashtu, protestuesit sot do të deponojnë në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar nga të gjithë punëtorët e Postës, me të cilin kërkojnë shkarkimin e anëtarëve aktuale të AKK-së.

Në përkrahje të kësaj proteste ka dalë edhe deputeti i PDK-së, Shaip Muja.

Ai ka thënë së do të kërkohet baza ligjore e funksionit të këtyre institucioneve dhe të shikohet kush qëndron parapa këtyre institucioneve.

Muja ka thënë duhet të shikohet se kush është duke e rrezikuar mirëqenien e postës dhe qytetarëve.

Ai ka thënë se do të kërkojë sa më shpejt që kjo çështje të futet në rend të ditës në seancë.

“Do të kërkojë që kjo çështje të futet në rend në ditës në mënyrë që të mbrohet interesi i Postës. Po ashtu do të shikojmë se nëse ka bazë ligjore për shkarkimin e personave në AKK”, ka thënë Muja.

Be the first to comment

Leave a Reply