Kroatët: Ardian Kozniku, më i fortë se avioni

Federata e Futbollit të Kroacisë vazhdon traditën zgjedhjes së golashënuesve të vet më të mirë që nga ekzistimi i saj, nga viti 1992.

Që atëherë HNL ka zgjedhur 20 golashënuesit më të mirë.

Sivjet zgjidhet golashënuesi më i mirë, i 21-ti me radhë.

I pari i zgjedhur golashënues ka qenë Ardian Kozniku i cili në vitin 1992 në fanellën e Hajdukut ka shënuar 12 gola në 24 ndeshje, transmeton Koha.net.

I fundit i cili me gola ka tundur rrjetat në sezonin e shkuar ka qenë maqedonasi Ilija Nestorovski.

Ai ka shënuar 25 gola dhe tani vlerësohet 20 milionë euro.

Portali kroat “24sata” ka bërë listën e golashënuesve më të mirë të HNL-së që nga viti 1992 deri më tash.

Ardian Kozniku, 1992 – Atij as rrotullimi i avionit nuk i bëri asgjë.

Në premierën e HNL-së në 1992 dha 12 gola që i ndihmuan Hajdukut të marrë titullin e kampionit.

Ish-lojtari i Hajdukut dhe i Dinamos ende s’e ka harruar udhëtimin traumatik nga Prishtina në Split në vitit 1990.

Ish-drejtori i atëhershëm i Hajduka Jurica Jerković fluturoi me Cessna për ta marrë Koznikun dhe për ta sjellë në Split që të nënshkruante kontratën.

Gjatë kthimit piloti Matko Raos, për shkak të motit të ligë u detyrua ta aterronte avionin në livadh në një fshat afër Kralevës. Me këtë rast avioni u rrotullua e krahas pilot lehtë u lënduan edhe Koznik e Jerković.

Në listën e më të mirëve hyjnë edhe emra të njohur të futbollit kroat si Ivica Oliq, Eduardo Da Silva e Mario Manxhukiq.

Be the first to comment

Leave a Reply