Vazhdojnë sulmet ndaj shqiptarëve në veriun e Mitrovicës

Dy shqiptarë janë rrahur dje pasdite në veri të Mitrovicës nga një grup të rinjsh që dyshohet të jenë serbë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, viktimat janë M. Rahmani dhe B. Smajli të të njëjtës moshë rreth 19 vjeçar, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në sheshin ‘Shumadia’ në veri të Mitrovicës.

“Të rinjët shqiptarë kanë shkuar në njërën prej barnatoreve të veriut të qytetit për të blerë ilaçe dhe pasi kanë dal nga dyqani janë sulmuar pa asnjë shkas, me ç’rast kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, kanë thënë burimet.

Be the first to comment

Leave a Reply