BimBimma: Skena e Hip Hopit në Kosovë është për gjynah

Reperi BimBimma ka qenë i ftuar në një nga emisionet e televizioneve kosovare ku ka folur për këngën e re, të dedikuar për babin e tij të ndjerë.

E në këtë intervistë, ai ka thënë se skena e Hip Hop-it në Kosovë është për gjynah, pasi që këngët e këtij zhanri nuk japin emocion, ashtu siç ka dhënë kënga e tij ‘7 prill’, shkruan lajmi.net.

Kur jemi të kënga, reperi ka thënë se teksti i këngës ka qenë 17 faqe por ai ka zgjedhur rreshtat që kanë qenë më më peshë dhe më emocional për të!

Bimi gjithashtu ka shtuar se është në përfundim të albumit që mund të dal në këtë muaj, madje ai do të lansojë edhe dy këngë që sipas tij njerëzit nuk kanë pritur se do t’i lansojë kurrë.

I pyetur për paraqitjen e tij në MTV.com, reperi ka thënë se nuk e ka ditur që biografia e tij ka dal këtu, madje ka qenë dizajneri i uebfaqes së tij që e ka njoftuar për një gjë të tillë.

Be the first to comment

Leave a Reply