Konfirmohet vizita e Mogherinit në Mitrovicë, detajet nuk dihen

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiq, në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar vizitën që do t’ia bëjë Kosovës më 4 mars, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Ditorja serbe “Novosti” ka shkruar sot se pavarësisht paralajmërimeve nga disa politikanë shqiptarë se Mogherini do të jetë pjesëmarrëse në hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, kjo nuk do të ndodhë.

Koçijançiq nuk është deklaruar për këtë, meqë punimet ende po vazhdojnë, ndërsa përurimi i urës pritet të bëhet në fund të marsit.

“Më 4 mars, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të vizitojë Kosovën. Ajo do të takojë kryeministrin e vendit dhe presidentin. Po ashtu do të vizitojë dhe qytetin e Mitrovicës. Vizita ka karakter rajonal, për prioritetet në e BE-së në këtë hapësirë”, ka thënë Koçijançiq.

Siç është raportuar, pas kësaj vizite Mogherini pritet të bëjë raport për gjendjet në rajon, i cili më pas do të shqyrtohet në Këshillin e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, ndërkaq do të jetë edhe temë e Samitit të Këshillit Evropian të caktuar për më 9 dhe 10 mars.

Kreu i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel, ka paralajmëruar protesta kundër vizitës së Mogherinit në Beograd dhe fjalimit të saj në Kuvendin e Serbisë. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply