Mustafa flet për vendimin ndaj Haradinajt, ka një kërkesë për ndërkombëtarët

????????????????????????????????????

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka reaguar pas shtyrjes së vendimin për lirimin e Ramush Haradinajt, nga gjykata franceze.

Mustafa ka tënë se kjo është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës.

“Përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia, duke keqpërdorur drejtësinë, po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish–kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë kryeministri.

Ai ka shprehur besimin se drejtësia franceze nuk do të tolerojë një gjendje të tillë.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, kërkojmë nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e z. Haradinaj në Republikën e Kosovës”.

Be the first to comment

Leave a Reply