Ylli i Real Madridit: Kur dikush të gjuan me plumba, tregoja gjoksin (Foto)

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, është njëri prej disa lojtarëve që është fishkëlluar mbrëmë nga tifozët e skuadrës pas barazimit 3-3 me Las Palmas.

Po, ai ka thënë se di t’i shndërrojë fishkëllimat në duartrokitje.

“Nuk është hera e parë që fishkëllehem në Bernabeu. Mund ta ndryshojë situatën dhe t’i bëjë tifozët që të më besojnë,” ka thënë Navas.

Po ashtu, ai ka thënë se nuk e fsheh kur bën gabime dhe se plumbat duhet të mbrohen me gjoks.

“E di se kur gaboj nuk e fsheh. Plumbave që shkrepen duhet t’ua tregosh gjoksin,” ka thënë ai.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply