Nxehen gjakrat: Shpati e Ariani rëndojnë me fjalë njëri-tjetrin, reagon ashpër këngëtari (Video)

U bë e disata herë Arian Çani po e thumbon Shpat Kasapin, duke iu drejtuar si homoseksual.

 

Duke qenë pjesë e jurisë së ”Your Face Sounds Family” pas performancës së këngëtarit i cili imitoi Ricky Martinin, Çani iu drejtua me një ‘batutë’ me të cilën bëri që t’i mbetet shumë hatri. E për të dyshuar se ai mendon me të vërtetë që Shpati është homoseksual ishte momenti kur të njëjtat fjalë nuk i tha për Kastro Zizon i cili bëri gjeste të një femre në performancën e tij.

Për këtë të dy kanë dhënë versionet e tyre së fundmi në ‘Thumb’ ku Ariani mohon se e ka pasur për ta lënduar kandidatin.”E bëra atë batutë me sens humori, por Shpati nuk e kapi. Në të vërtetë unë e kisha për Ricky Martin. Nuk kam gjë me Shpatin”, u shpreh Çani ndërsa Shpati thotë se në mes tyre nuk ka ndonjë konflikt përveç xhelozisë që moderatori i njohur mund ta ketë për të.

“Batutat e Çanit janë qesharake ndonjëherë sepse ai ka kohë që merret me homoseksualitetin që mendon ai se unë jam ashtu, ndërsa unë normal që s’jam se njerëzit e dinë dhe më njohin kush jam. Kjo batutë ishte pak e rëndë për mua, por kaloi”,  tha Shpati. I pyetur nëse do ta godiste me grusht po të kishte mundësi ai duke qeshur tha ”me shishe”.


Be the first to comment

Leave a Reply