Blerësit nuk u japin rast grave të moshuara të blejnë mallra me zbritje (Video)

Në një super-market të Britanisë së Madhe, janë xhiruar disa blerës që përpiqeshin me shumë mund, të blinin mallrat me çmim të liruar.

Mirëpo, ata nuk kishin aspak konsideratë për gratë e moshuara, të cilave pothuajse ua grabitën gjërat ushqimore, duke mos iu dhënë mundësi as të afrohen, transmeton Telegrafi.

Madje, njëri tregon me mburrje produktet që bleu, derisa pensionisteve që ishin pranë iu mbetën shportat e zbrazëta.

“Vetëm desha t’i marr disa salsiçe, po mbaruan” dëgjohet duke thënë një grua, që kërkon e pashpresë nëpër rafte.

“Të pangopur”, si dhe “sikur këto të ishin nënat e juaja, nuk do vepronit kështu” janë dy nga komentet që janë lënë lidhur me rastin.

Be the first to comment

Leave a Reply