Reagon edhe nënkryetari i Kuvendit: S’duhet ta bëjmë ushtrinë pa lejen e NATO-s dhe SHBA-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratat e Organizatës të Aleancës Veri-Atlantike dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë lidhur me qëndrimet e tyre kundër projektligjit për FSK-në të hartuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i dorëzuar dje në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, Haliti thotë se presidenti Thaçi ka të drejt të ndërmarrë hapa të tillë.

“Unë se kam pa prononcimin e Ambasadës së SHBA-së dhe NATO-së. Ne sigurisht se duhet të merremi vesh dhe nuk duhet të veprojmë në kundërshtim me qëndrimet e NATO-s dhe SHBA-së, ky është mendim dhe ky është qëndrim i prerë i imi personal”, ka thënë ai.

Më tek, deputeti i PDK-së theksoi se ligji për Ushtrinë e Kosovës është duke u shqyrtuar nga ekzekutivi dhe varësisht si deklarohet qeveria duhet të veprohet.

“Puna e Kushtetutës është bërë asfunxher, por sidoqoftë ne i dimë procedurat për ndyshimin e kushtetues. Ne e kemi FSK-në me kompetenca që ia ka dhënë kushtetuesja dhe Pakoja e Ahtisarit. Në qoftë se duhet me pas komptenteca shtesë, atëherë ekziston edhe një mundësi që të procedohet ky problem përmes amandamentimit të ligjit për FSK-në”, ka thënë në fund ai.

Ndryshe, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë ka theksuar “shqetësimet për propozimin për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”.

“Sot kam biseduar me Hashim Thaçin dhe me Isa Mustafën që t’iu përcjell shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s për propozimin e fundit të autoriteteve të Kosovës për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, pa ndryshime Kushtetuese. E kam bërë të qartë se hapat e njëanshëm siç janë këta janë të padobishëm dhe i bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të jenë në kontakt të ngushtë me Beogradin”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur shqetësime se kjo nuk po ndodh në pajtim me Kushtetutën. Në deklaratë në formë eksplicite thuhet se miratimi i këtij ligji do ta detyronte SHBA-në ta rivlerësojë ndihmën për FSK-në. /Indeksonline

Be the first to comment

Leave a Reply