Ozil zhgënjen Wengerin

Mesut Ozil insiston se e ardhmja e tij nuk është e varur me të ardhmen e Arsene Wenger.

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil po ka shumë probleme këtë edicion, si me paraqitjet e tij, po ashtu edhe me marrëdhëniet me trajnerin Arsene Wenger.

Po ashtu, tjetër problem për të është edhe e ardhmja e tij, pasi ka edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë apo do të largohet.

“Gjithçka është e hapur. Ne kemi biseduar me Arsenalin, por për momentin jam i koncentruar në këtë sezon”, tha Ozil për Bild.

“Wenger ishte një nga arsyet pse zgjodha t’i bashkohem Arsenalit, por nganjëherë gjërat shkojnë shpejtë dhe ju nuk mund të planifikoni asgjë. Do të ishte gabim të thoja nëse e ardhmja ime është e lidhur me atë të trajnerit”.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply