Kjo është pista e parë e hetimit për plagosjen e Vllasit

Pista e parë e hetimeve tregon se avokati i njohur Azem Vllasi është plagosur për një kontest pronësor nga një person tashmë i identifikuar nga policia.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë treguar se janë siguruar edhe video-incizimet e kamerave të sigurisë dhe po punohet intensivisht për kapjen e dorasit.

Menjëherë pas marrjes së lajmit përmes telefonit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Be the first to comment

Leave a Reply