Mertens dridh Napolin (Foto)

Dries Mertens mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit

Napoli mund të mbetet pa yllin e saj, Dries Mertens. Ky i fundit ka kontratë me klubin deri në vitin 2018, por nuk ka pranuar ta vazhdoj kontratën.

Sipas mediave italiane Mertens ka kërkuar nga Napoli një pagë prej 3 milionë eurove në sezon, derisa klubi italian i ka ofruar vetëm 2.5.

Nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët në muajt e ardhshëm, Mertens mund të largohet në verë pasi tashmë ka oferta nga Anglia, Kina dhe së fundit Interi.

Ai po shkëlqen këtë sezon në të gjitha garat, derisa deri më tani ka arritur të shënoj 24 gola.

(Kosova Sot)

 

Be the first to comment

Leave a Reply