Murat Jashari flet para Gjykatës, tregon se çfarë deshi t’i bëjë Vllasit

Murat Jashari i dyshuari për plagosjen e avokatit Azem Vllasi e ka pranuar se ka pasur për qëllim ta lëndojë atë.

Në seancën për caktim te masës megjithatë nuk ka pranuar se ka tentuar ta vrasë, raporton KTV.

Këtë ka thënë se e ka bërë për shkak të bindjes politike të Vllasit.

Avokati i tij, ka thënë se ka kërkuar nga Gjykata që t’i kryhet një ekzaminim psikik sepse konsideron se ai ka probleme dhe nuk e ka bërë këtë me vetëdije.

Jashari dje kishte plagosur avokatin Vllasi para banesës së tij në qendër të Prishtinës.

Përpos tij, Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për këtë rast.

Be the first to comment

Leave a Reply