Serbia vazhdon të mbledhë dëshmi kundër UÇK-së

Zyrtarë të Serbisë nuk rreshtin së mbledhuri ato që ata i quajnë dëshmi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka thënë se “së shpejti do të kemi bazën komplete të krimeve që i ka bërë UÇK-ja”, transmeton koha.net.

Drecun ka thënë se është shumë i kënaqur me përparimin e arritur në Grupin e Punës për grumbullimin e atyre që ai i ka quajtur fakte e dëshmi në ndriçimin e krimeve ndaj serbëve e popujve të tjerë në Kosovë.

“Ia kemi dalë të arrijmë tek informacione të shumta dhe shumë shpejt do ta kemi një bazë komplete të krimeve që janë bërë nga UÇK-ja, sidomos në periudhën kur forcat tona kanë qenë të pranishme”,citon tanjug të ketë thënë Drecun.

Ai ka shtuar se janë bërë kontakte me njerëz nga UNMIK-u e OSBE-ja dhe “plani është ta kemi dokumentacionin që ata e posedojnë”.

Drecun shton se nuk po zbulohen dëshmi të reja, por po punohet që organet shtetërore të kenë në një vend mbi dëshmitë për t’u bërë sistemimi i tyre.

“Në veçanti për krimet nëpër zonat me përgjegjësi të UÇK-së. Njohuritë tona t’i ndajmë me Prokurorinë në Gjykatën Speciale për UÇK-në dhe do të hartojmë një libër të ri të bardhë që do të tregojë se UÇK-ja ka pasur plan gjenocidi sipas të cilit në Kosovë të mos mbetej asnjë serb”, ka thënë Drecun.

Be the first to comment

Leave a Reply