6 këshilla, aroma juaj do t’ju afrojë më shumë me njerëzit!

Aroma e mirë ndikon shumë edhe në vlerësimin që bëjnë të tjerët për ju. Ajo ka një rëndësi të madhe dhe ekspertët sugjerojnë disa mënyra, si të mbani për një kohë të gjatë aromë të mirë:

1. Hidheni parfumin tuaj në qafë

Eskperti i parfumeve, Mark Knitoëski është shprehur se duhet të hidhni parfumin tuaj në qafë përpara se të dilni. Në këtë mënyrë aroma e mirë, do jetë edhe më shumë kohë.

2. Lajini flokët shpesh

Edhe pse disa këshillojnë se nuk është mirë që flokët të lahen shpesh, sërish nga flokët përhapet aroma e mirë. Përdorni produkte për flokët që kanë aromë të mirë dhe të këndshme.

3. Spërkatini çarçafët ku flini me aromë të mirë

Ju kaloni shumë kohë duke fjetur dhe aroma e mirë në krevatin tuaj ndikon në përhapjen e erës së mirë edhe në trupin tuaj.

4. Blini aromatikë edhe për rrobat

Një ndër arsyet pse njerëzit nuk mbajnë erë të mirë, janë rrobat. Duhet të kudjeseni që rrobat që vishni të lahen shpesh dhe të përdorni aromatikë për to.

5. Mbani në çantë një shishe të vogël me aromë të mirë për këmbët

Gjatë ditës, nga aktiviteti juaj mund të ndodhë që nga këpucët t’ju mbajnë këmbët erë jo të mirë. Sa ta ndjeni këtë gjë, hidhini nga ky solucion këmbëve.

6. Mundohuni të bëni dush sa më shpesh dhe të përdorni kremra natyralë

Këtë gjë duhet ta bëni në mënyrë urgjente, mos e neglizhoni dushin kurrë. Sado të hidhni parfume, ai është më kryesori. Në fund, përdorni kremra më aromë natyrale, të cilat përforcojnë aromën e mirë.
Bota Sot

Be the first to comment

Leave a Reply