Ibra jo më te Manchesteri, ky është destinacioni i ri

Zlatan Ibrahimoviç do të jetë pjesë e Mançester Junajtid deri në verë, pasi i përfundon kontrata me ekipin anglez.

Prej ditësh është raportuar për interesimin e Los Anxhelos Galaksi për shërbimet e sulmuesit, ndërkohë që tani raportohet se ka lëvizje konkrete.

Mino Raiola, menaxheri i sulmuesit suedez, ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto ditë për të dëgjuar ofertën e klubit kalifornian.

Ibra ka pasur një ofertë prej 30 milionë eurosh në sezon nga Kina, por ai është i vendosur për të shkuar atje dhe MLS shihet si një motivim i ri për karrierën e sulmuesit.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply