Lamtumirë Real Madrid, Navas transferohet te gjiganti i Premierligës (Foto)

Keylor Navas mund ta veshë fanellën e Manchester Cityt sezonin e ardhshëm.

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, mund të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë verës.

Ai nuk po kalon një sezon të mirë dhe tashmë mediat spanjolle shkruajnë se Reali ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e mundshëm të tij, David de Gea ose Thibaut Courtois mund të transferohen në Madrid.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Pep Guardiola do ta shesë Claudio Bravon gjatë verës, dhe ish trajneri i Barcelonës ka hedhur sytë kah Navas, i cili është njoftuar tashmë se ai do të largohet nga Reali në fund të sezonit.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply