Trump flet për takimin me Merkelin, tregon për çfarë e akuzoi atë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të shtunën se ka pasur takim të shkëlqyeshëm me kancelaren gjermane Angela Merkel, por ka akuzuar Berlinin se i ka borxh NATO-s “sasi të madhe parash” dhe u ka bërë thirrje gjermanëve që t’iu paguajnë amerikanëve më shumë për mbrojtjen, të cilën ia ofron.

Pavarësisht asaj se keni dëgjuar nga lajmet e rreme, kam pasur takim të shkëlqyeshëm me kancelaren Angela Merkel. Pa marrë parasysh këtë, Gjermania i ka borxh sasi të madhe parash NATO-s dhe SHBA duhet të paguhen më shumë për mbrojtjen shumë të fuqishme dhe të shtrenjtë, të cilën ia siguron Gjermanisë”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në rrjetin Tëitter.

Be the first to comment

Leave a Reply