Besa Gaxherri e “zbulon” se si Kosova do t’ia shoh sherrin Hashim Thaçit

Lidhur me transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, deputetja e kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së znj. Besa Gaxherri, në një intervistë thotë se Kosova është në një pozitë gjeopolitike, e ndikuar nga politika globale të super fuqive botërore, dhe në fqinjësi me shtete me raporte të tensionuara, siç është Serbia. Për këtë arsye, Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vete dhe se transformimi i FSK-së në ushtri, duhet të bëhet në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n.

Ne nuk kemi kapacitet ushtarak të mjaftueshëm as për sulm e as për mbrojtje, ushtria jonë duhet dhe mund të jetë e dobishme vetëm si pjesë e NATOS. Një ushtri jashtë këtij koordinimi, është krejtësisht jo funksionale dhe lojë me vetveten tonë”, tha deputetja Gaxherri, duke mos i lënë anash edhe kritikat kundrejt presidentit Thaçi, sepse siç thotë ajo, bajraktarizmi i Thaçit, mund ti rrezikoi marrëdhëniet me miqtë e SHBA-së dhe NATO-s.

“Është fatkeqësi për këtë popull dhe këtë vend, kur liderët tone politik, në rastin konkret presidenti Thaçi i verbuar nga bajraktarizmi, nuk mund të dali mbi politikat ditore të brendshme, dhe rrezikon marrëdhëniet e shenjta e të përhershme me miqtë tonë si SHBA dhe NATO.

Veprimet e Thaçit, përveç se janë të pa pranueshme me aleatet ndërkombëtar, janë të pa pranueshme edhe në aspektin e brendshëm, si institucion i presidentit që ka obligim kushtetues unitetin kombëtar e shtetëror. Duke pasur parasysh se ai është presidenti me i kundërshtuar nga forcat politike në Kosovë, ai nuk mundi ta shfrytëzoj as këtë temë kaq të rëndësishme, që ti ftoj të gjitha institucionet dhe partitë politike në takim, dhe vendimin çfarëdo çoftë ta marrin të gjithë së bashku”, tha deputetja e LDK-së znj. Besa Gaxherri, e cila shton se presidenti, Hashim Thaçi, u mund nga egoja dhe padituria e vet, dhe i vetmi person me të cilin u konsultua, ishte fatkeqësisht kryeministri i Serbisë Aleksander Vuqiq. / Zarfi Info/

Be the first to comment

Leave a Reply