NDI u mundëson grave të Kosovës të fotografohen me shkëlqesinë e tij Hashim Thaçi!

Gratë e Kosovës sot kanë nderin dhe privilegjin që të fotografohen me shkelqesinë e tij, Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaci. Këtë mundësi për gratë e Kosovës e ka ofruar Organizata Joqeveritare NDI në ditën e parë të “Javës së Gruas”, ku rol dominant gjatë gjithë kësaj jave kanë burrat e politikës, shkruan Infokusi.

Kështu është e shkruar në ftesën e kësaj organizatë. Gratë e ftuara në “Javën e Gruas” janë njoftuar me programin e kësaj jave, ku fjalimin kryesor pas hapjes së ceremonisë do ta këtë presidentin Hashim Thaçi.

Veç kësaj, në ftesë gratë pjesmarrëse janë njoftuar se do të kenë mundësi fotografimi me presidentin.

“Koktej i mirëseardhjes i organizuar nga shkëlqesia e tij z.Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës. Mundësi fotografimi me Presidentin e Kosovës”, shkruan në ftesën e NDI.

Të ftuar gjatë kësaj jave janë edhe Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli i cili do të jetë i pranishëm ditën e tretë të “Javës së Gruas” dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ditën e katërt. Me kryeparlamentarin dhe kryeministrin, organizatorët nuk kanë paraparë mundësi fotografimi.

Përveç kësaj, tema e parë e diskutimeve siç shkruan në programin e kësaj javë është “Dhuna politike ndaj grave”. Ndërkaq, i gjithë fokusi i kësaj ngjarje sipas programit shihet se është i lidhur me protagonist burra të politikës.

Madje rendesia e veçant i është dhenë politikanëve, duke i vlerësuar deri në atë nivel sa shihet edhe në paragrafin e parë të këtij lajmi ku grave pjesmarrëse i është ofruar si privilegj, mundësi, shans i mirë për tu fotografuar me Presidentin Hashim Thaçi, i cili në gjithë karrjerën e tij politike nuk shquhet për asnjë përkushtim konkret në avancimin e gruas në politikbërje dhe vendimarrje.

Sikurse edhe kryeparlamentari Kadri Veseli i cili përveç se nuk ka shfaqur asnjë përkushtim për avancimin e gruas, përvec shfrytezimin e tyre për fotografime dhe spote publicitare, njihet edhe për ofendimin që i bëri deputetes, Albulena Haxhiu, duke i thënë në seance parlamentare “ma hangsh ….”.

Ose edhe Kryeministri Isa Mustafa, i cili kishte ofenduar pikerisht gratë e organizatave joqeveritare, siç është në këtë rast edhe NDI duke i quajtur “gratë që kullosin fonde ndërkombëtare”.

“Amerika nuk e lëshon (Kosovën), sepse pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës e duan Amerikën. Ata që ‘frikësohen’ se mos po e lëshojnë Kosovën pasi i ka lëshuar mendja, janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi”, kishte shkruar në profilin e tij në FB, Kryeministri Mustafa

1 NDI FTESA

17379956_1077773052355009_755356664_o

17408200_1077773049021676_1350161985_o

Be the first to comment

Leave a Reply