Ky është sulmuesi “aziatik” që terrorizoi sot Londrën… shihet edhe thika e tij! (Foto+18)

Mediat britanike kanë publikuar pamje të një personit të shtrirë i cili bëhej gati të futej në autoambulancë pas sulmit me thikë ndaj policëve.

Sulmuesi i Londrës, i cili fillimisht shkeli me veturë 10 persona në urën Westminster, më pas sulmoi me thikë edhe policët që qëndronin në hyrje të ndërtesës së Parlamentit britanik.

Pasi që u paralajmërua me të shtëna në ajër, sulmuesi u qëllua, por ende nuk është konfirmuar nëse ka vdekur apo jo.

Po ashtu as identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Mediat e kanë përshkruar si “aziatik” të moshës rreth 40 vjeç.

Në tokë mund të shihet edhe thika e sulmuesit.
Deri me tash janë raportuar dy persona të vdekur.

Sulmi nga policia britanike është cilësuar terrorist. /Lajmi.net/

 

Be the first to comment

Leave a Reply