Serbët tregojnë përkrahjen e tyre për këngën e Linda Halimit në Eurovision (Foto/Video)

Këngëtarja Linda Halimi këtë vit do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Ajo tashmë ka publikuar edhe klipin e këngës pjesëmarrje dhe zëri i saj ka marrë komente shumë të mira në Youtube.

Por, ajo se çka bie në sy, është fakti që në këtë këngë kanë ardhur shumë komente të cilat besohet janë dërguar nga dëgjuesit serbë, të paktën kështu po deklarohen ata.

Duke iu uruar fat, këta persona nuk hezitonin të tregonin se prej nga vinin.

E kjo është për tu habitur, pasi duke i ditur raportet e dikurshme, por, edhe të tashme mes serbëve dhe shqiptarëve, një mbështetje e tillë vërtetë të çuditë!shkruan/Lajmi.net/

 

Be the first to comment

Leave a Reply