Urimi i ëmbël i Camila Barrazas për të dashurin e saj nga Kosova

Miss Universe Kosova, Camila Barraza, pa pikë dyshimi ngjarjet që i ndodhën vitin që lamë pas e fillimet e këtij viti nuk do i kishte imagjinuar as në ëndrrat e saja më të ‘çmendura’.

Ardhja për herë të parë në Kosovë, fitmi i kompeticionit ‘Miss Universe Kosova’, përfaqësimi i shtetit të Kosovës në Filipine janë vetëm disa nga detajet të cilat e kanë bërë këtë periudhë kohore të paharrueshme për bukuroshen.

E si për t’i vënë qershinë mbi tortë, dita e sotme e gjen me një gëzim tjetër.

Bëhet fjalë për ditëlindjen e të dashurit të Camilas, Harisit, faktorit kryesor për të gjitha këto ngjarje, të cilin ajo zgjodhi t’a urojë përmes Instagramit.

“Happy birthday to the most important person in my life  [?]  mi amor I wish you all the happiness in the world, I love you more than anything ????” ishin fjalët që Camila zgjodhi për t’i shkruaj atij për këtë ditë të veçantë.

Be the first to comment

Leave a Reply