Reperi i famshëm e „godet“ me këtë këngë Donald Trumpin (Video)

Kendrick Lamar e ka „goditur“ presidentin e Amerikës, Donald Trump në këngën e tij të fundit. „The Heart Part 4” nuk ka lënë pa përmendur as Donald Trump dhe Rusisë, lidhur me ngjarjet e fundt politike në vend.

Në 4 minuta dhe nën ritmet e producentëve Syk Sense, The Alchemist, DJ Dahi dhe Axlfolie, Lamar thur vargje me kuptim filozofik dhe politik për Trump.

„Donald Trump është një shkop i thatë, e di si ndihesh../ Thuaju që Zoti po vjen/ Dhe Rusisë i duhet një buton ‘replay’/ Votat elektorale duken si vota për memorial/ Por e vërteta e Amerikës nuk do t’i injorojë votat“ thuhet ndër të tjera në refrenin e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply