Surprizon Italia pak minuta para ndeshjes me Shqipërinë

Na ndajnë shumë pak orë nga ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, që starton në orën 20:45, teksa nga Italia vijnë lajme surprizuese.

“Corriere dello Sport” shkruan se Italia mund të ndryshojë formacionin në minutat e fundit në repartin e mbrojtjes.

Burime pranë klubit “të kaltër” shkruajnë se Barzagli mund ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërkohë që në vendin e tij do të luajë Romagnoli, . Mbrojtësi i Milanit po kalon një formë mjaft të mirë në sfidat e fundit.

ITALIA (4-2-4): Buffon; Zappacosta, Bonucci, Romagnoli, De Sciglio; De Rossi, Verratti; Candreva, Immobile, Belotti, Insigne. Trajner: Ventura.

SHQIPËRIA (4-5-1): Strakosha; Hysaj, Veseli, Ajeti, Agolli; Roshi, Kukeli, Memushaj, Basha, Llullaku; Sadiku.

Be the first to comment

Leave a Reply