Galaktiku i radhës (Foto)

Real Madridi ka nisur bisedimet me Chelsean për Eden Hazardin

E përditshmja spanjolle Marca, ka bërë të ditur se Real Madridi ka nisur bisedimet me Chelsean për Eden Hazardin dhe se deri më tani çdo gjë po shkon si është më së miri.

Zinedine Zidane është një adhurues i madh i belgut, të cilin ia rekomandoi klubit edhe në vitin 2012.

Megjithatë, kjo lëvizje varet edhe nga trajneri Antonio Conte se sa e pëlqen James Rodriguezin, pasi këtë lojtar do ta sakrifikojë Reali për të arritur te Eden Hazardi.

Kolumbiani nuk bën pjesë në planet e Zizu dhe për këtë pritet të heqë dorë gjatë verës nga ëndrra fëmijërore dhe të kërkojë një klub të ri, “Stamford Bridge” është destinacioni më i mundshëm për 25 vjeçarin.

Përveç James, Reali do të tentojë ta bind Chelsean duke i ofruar edhe Alvaro Moratan, lojtar që ka kohë që kërkohet nga ish trajneri i Juventusit dhe është i gatshëm të largohet nga Madridi pas një sezoni jo të mirë që po kalon.

Me Hazard, Zidane do të krijonte një treshe sulmuese: Hazard-Ronaldo-Bale, duke lënë kështu jashtë formacionit Karim Benzeman.

(Kosova Sot)

 

Be the first to comment

Leave a Reply