Shqipëri-Bosnje, më shumë se një miqësore

Ndaj Bosnje Hercegovinës për t’u ringritur pas 3 humbjeve radhazi. Edhe pse është vetëm një miqësore, ndeshja e të Martës në “Elbasan Arena” është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, me kombëtaren kuqezi që do të synojë të bëjë rezultat përballë një kundërshtari që nuk ka emrin e Italisë apo Spanjës, por që mban vendin e 29-të në renditjen e FIFA-s dhe që në këto vitet  fundit është konfirmuar si një skuadër e frikshme dhe që tenton gjithmonë kualifikimin në eventet madhore sic janë Botërori dhe Europiani. Bosnje Hercegovina, përfaqësuesja e drejtuar nga 56-vjecari Mehmed Bazdarevic vjen në duelin e “Elbasan Arenës” pas suksesit 5-0 ndaj Gjibraltarit modest. Në atë takim Bosnja kishte shumë mungesa megjithatë në Shqipëri, përfaqësuesja ballkanase do të mbrrijë me artilerinë e saj më të rëndë, pasi pjesë kësaj ndeshjeje do të jenë edhe Edin Dzeko, Senad Lulic apo edhe Mato Jajalo të cilët munguan ndaj Gjibraltarit për shkak skualifikimi.

Shqipëri-Bosnje e kësaj të Marte do të jetë takimi i 5-të në histori mes këtyre dy përfaqësueseve. Ndeshja e parë ka qenë një sfidë miqësore dhe është luajtur në 30 Nëntor të vitit 1995, me Shqipërinë që atëherë fitonte 2-0. Miqësorja e dytë u zhvillua disa më muaj më pas në Bosnje dhe përfundoi në barazim pa gola për të ardhur te dy sfidat kualifikuese të Europianit të Polonisë dhe Ukrainës. Në 8 Tetor të 2010-tës, golit të Vedad Ibisevic sulmuesit të Herthës së Berlinit që është edhe aktualisht pjesë e boshnjakëve iu përgjigj Klodian Duro për një barazim 1-1. 7 Qershor të 2011-tës Bosnja në atë periudhë një përfaqësuese dukshëm më e fortë se Shqipëria regjistroi fitoren e parë në sfidat direkte ndaj kuqezinjëve falë suksesit 2-0.

Deri tani bilanci por edhe goleavarazhi është i barabartë, prandaj ndeshja e radhës do të jetë shumë e rëndësishme që Shqipëria ose Bosnja të krijojnë një një avantazh të lehtë në përballjet direkte mes tyre por edhe në optikën e renditjes së FIFA-s. Nga njëra anë do të jenë Edin Dzeko autori i një sezoni spektakolar me Romën në Serinë A, por edhe mesfushori i Juventus, Miralem Pjanic, ai Lazios Senad Lulic apo edhe Vedad Ibisevic, por në krahun tjetër do të jetë grinta e Shqipërisë që do të kërkojë tu rikthehet rezultateve pozitive pas asaj paraqitjeje shumë të mirë të Italisë por që nuk u mjaftoi kuqezinjëve për të marrë pikë. Me pak fjalë Shqipëri-Bosnje më shumë sesa një miqësore është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret.

Be the first to comment

Leave a Reply