De Biasi e turpëron Xhakën: Nuk e deshi Zvicra, andaj erdhi te Shqipëria

Gianni de Biasi ka turpëruar Taulant Xhakën, për të cilin tha se Shqipëria për të nuk ishte zgjedhja e parë.

Trajneri i Kombëtares tha se pasi Zvicra nuk e zgjodhi, Taulanti vendosi që të vinte të luante për Shqipërinë dhe këtë e tregon edhe rasti i fundit pas ndeshjes me Italinë.“Ishte Zvicra që nuk e deshi, nuk ishte ai që e zgjodhi Shqipërinë. Këtë e tregon edhe rasti i fundit kur la lojtarët vetëm. Ai u largua sepse nuk luajti kundër Italisë, dhe mendoj se zgjedhja më e mirë ishte që të kthehej në Zvicër”, tha De Biasi në Opinion të TV Klan.

Be the first to comment

Leave a Reply