Këto janë fjalët magjike që forcojnë lidhjen tuaj

Përtej arsyeve të zakonshme rrethanore si, të qenit larg partnerit, apo një marrëdhënie jashtë martese, të gjitha lidhjet që kanë përfunduar e kanë një gjë të përbashkët: faktin që njëri prej partnerëve, ose të dy, nuk i janë mirënjohës njëri-tjetrit.

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Gjeorgjisë, t’i thuash faleminderit shumë shpesh partnerit mund të shpëtojë martesën tuaj. Gjatë dekadës së fundit, studimet sugjerojnë se ndjenjat e mirënjohjes luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien mendore dhe fizike. Psikologët sugjerojnë se njerëzit që përqendrohen në të qenit mirënjohës janë më të kënaqur dhe më optimistë.

Çiftet të cilët janë mirënjohës për njëri-tjetrin dhe e shprehin një gjë të tillë, kanë një raport më të afërt, më të përkushtuar, dhe kënaqësi më të madhe në marrëdhënie.

Be the first to comment

Leave a Reply